Vitet e fundit është vërejtur një rritje e intensitetit dhe forcës me të cilën po shfaqen fatkeqësitë natyrore, kjo dhe si pasojë e ndryshimeve klimatike. Ndërsa, ditëve të fundit, Evropa Qendrore po përballet me përmbytjet të mëdha vdekjeprurëse.
Parashikohet nga ekspertët, që fatkeqësitë natyrore në Evropë, do të jenë gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra, shkak dhe ndryshimet klimatike.
Institucionet përgjegjëse në Kosovë, duhet që me kohë të bëjnë ndërmarrjen e masave, si, identifikimi i fatkeqësive natyrore potenciale tek ne, mjetet e parandalimit, planet e menaxhimit dhe periudha post ndodhjes së fatkeqësisë me qëllim minimizimin e pasojave. Kjo duhet të bëhet me veprime konkrete të koordinuara dhe jo vetëm me hartim politikash dhe strategjish.
(Tahir Ahmeti, është njohës i çështjeve të emergjencave civile).