leoni

Tahir Ahmeti

Tahir Ahmeti: Nëse nuk ruhen vet qytetarët, duhet shqyrtuar shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë. Thotë se nëse nuk ruhen vet qytetarët, duhet shqyrtuar shpallja e Gjendjes së Jashtëzakonshme.  Jemi ne situatë të jashtëzakonshme, pa gjendje të shpallur të jashtëzakonshme. Kjo kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit të qytetarëve për t’u mbrojtur nga përhapja e virusit. Situata me Virusin Korona është duke dalë jashtë kontrollit tek ne. Nëse vazhdohet njëjtë, pra pa maska, pa distancë sociale dhe pa masa tjera mbrojtëse, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të ishte veprim i domosdoshëm, për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të këtijë virusi dhe mbrojtjen e qytetarëve nga infektimet masive. Reagimi i shtetit në këso raste duhet të jetë i plotë, profesional dhe efektiv.

Gjithsesi, aq sa është e mundur ekonomia dhe bizneset nuk duhet të bllokohen. Sipas Kushtetutës së Kosovës, nenit 131, pikës 1, presidenti i Kosovës shpall gjendje të jashtëzakonshme në këto raste: ka nevojë për masa emergjente të mbrojtjes, ka rrezik të brendshëm ndaj rendit kushtetues ose sigurisë publike dhe ka fatkeqësi natyrore, e cila prek tërë territorin e Republikës së Kosovës ose një pjesë të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …