Tahir Ahmeti: Pse qasje dhe vendime selektive?

Tahir Ahmeti: Pse qasje dhe vendime selektive?

Qeveria e Kosovës miratoi kërkesën e MPB-së, për ndarjen e mjeteve shtesë për kompensimin e orëve shtesë për zyrtarët policorë të cilët kanë punuar jashtë orarit të punës, në vlerë prej 2 milionë e 600 mijë euro, një vendim ky i qëlluar dhe i merituar.

Është lajmë mjaftë i mirë që po zbatohet ligji për kompensimin e orëve shtesë të kësaj kategorie punonjësish të sigurisë në Kosovë.

Por, pse zjarrfikësve si punëtorë të MPB-së, asnjëherë deri më tani nuk ju kanë kompenzuar ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe fetare? A duhet duhet të ekzistojë parimi i njëjtë me institucionet tjera publike në Kosovë, edhe me institucionet tjera të sigurisë, edhe me ato të sektorëve tjerë?

Ashtu sikurse e përcakton Ligji i Punës dhe ligjet  tjera, në këtë çështje nuk duhet të ndodh diskriminim dhe padrejtësi, as nuk duhet të ketë vendime selektive. Institucionet e Kosvës duhet t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë e jo të konsiderohen si kategori e rendit të dytë apo si kategori e punëtoreve që kërkojnë lëmoshë nga institucionet për punën e tyre të dinjitetshme që e bëjnë.

Ka kaluar kufijtë ky diskriminim i këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë.

(Tahir Ahmeti, është njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …