Këto ditë tek ne kemi temperatura mjaft të larta, nga këto temperatura mund të fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore. Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja është të kuptohet se nga këto zjarre mund të rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës.
Institucionet emergjente në Kosovë, duhet që të jenë të përgatitura për këto zjarre, qoftë me kapacitete njerëzore dhe logjistike, por edhe me fillimin e fushatave vetëdijesuese për qytetarët, duke i informuar ata, për zjarret e mundshme dhe rrezikun që mund të shkaktojnë ato.
(Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC).