Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me nënkryetarin Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë komunalë kanë vizituar Tahir Mulaj nga Strellci i Epërm i cili jeton në perëndim ku tashmë ka vendosë që nga buxheti i tij familjarë të investoi në vendlindjen e tij duke ngritur një fermë ku aktualisht ka 100 copë dhi. Synimi i tij është që këtë sektor ta zhvilloi në vendlindjen e tij duke krijuar edhe mundësi punësimi për prodhimin e produkteve të qumështit të dhisë duke krijuar edhe Bendin e Parë të këtij produkti në Komunën e Deçanit. Pasi u njohë për se afërmi me kërkesat e Mulajt, në fillimin e ngritjes së kësaj ferme dhe krijimin e mundësive të ngritjes së një minifabrike për përpunimin e qumështit, kryetari Ramosaj, tha se jam i lumtur që nga buxheti juaj familjarë ju tashmë keni nisë një biznes profitabil jo vetëm për familjen tuaj por edhe duke krijuar mundësi punësimi për qytetarët e komunës së Deçanit duke e dituar se numri i të pa papunëve është tejet i lartë. Ne si Institucion do të mundohemi që të jemi afër jush me aq sa kemi mundësi duke ua lehtësuar kërkesat tuaj drejtuar Institucionit Komunal qoftë në infrastrukturë rrugorë elektrifikim etj.