Avokat, Tahir Rrecaj

Tahir Rrecaj: Azem Syla nuk është pjesë e përgjimeve

Për arrestimit të një grupi, për sikur thuhet krim të  organizuar në lidhje me prona, ku përfshihet edhe deputeti i PDK-së,  Azem Syla dhe ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës.  Avokati, Tahir Rrecaj deklaron se është në dijeni të përgjimeve, deklaratave dhe dokumenteve që janë marrë nga  Gjykata Themelore e Prishtinës. Azem Syla  nuk është pjesë e përgjimeve. Dikush nga 50 të kërkuarit është përgjuar, por  nuk e dimë përmbajtjen e përgjimeve dhe SMS-ve. Nuk mund të them se Azem Syla është pjesë e përgjimeve, ka saktësuar Rrecaj. Ai gjithashtu ka thënë se nuk është vetëm Azem Syla udhëheqës i grupit sipas dokumenteve të Prokurorisë. Asnjëri nga të arrestuarit nuk është serb, ka sqaruar mes tjerash avokati, Rrecaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …