Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se arrestimi i padrejtë i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë në bazë të një urdhër-rresti nga Serbia është shkelje e rëndë e një të drejte elementare, ajo është liria e lëvizjes. Keqtrajtimi i Haradinajt dhe ish-luftëtarëve tjerë të UÇK-së nga autoritetet ndërkombëtare është i papranueshëm dhe shkelje e dinjitetit të kombit liridashës shqiptar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon shfuqizimin e listave të fabrikuara nga shërbimet e inteligjencës gjenocidiste serbe. Është papranueshme që një kryetar partie dhe njëherësh deputetë i Kuvendit të Kosovës të trajtohet në atë mënyrë. Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë, mbështetur në një urdhërarrest të Serbisë të vitit 2004 drejtuar Interpolit, i cila nuk u shfuqizua deri më sot. Haradinaj kishte fituar pafajësinë para Tribunalit të Hagës. Kjo nuk është hera e parë që ish-udhëheqësit dhe ish-luftëtarët UÇK-së, arrestohen dhe mbahen nën arrest e që pastaj lirohen në mungesë të provave.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …