Tahir Veliu

Tahir Veliu: Kamenos dhe Kotzias, dy pasardhësit e kriminelit grek, Napoleon Zerva

Deklaratat e fundit të Ministrit të Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kamenos dhe Ministri të Jashtëm, Nikos Kotzias edhe një herë shfaqen publikisht shantazhin e Greqisë ndaj Shqipërisë, si dhe kërcënimin e vazhdueshëm të Greqisë shoviniste ndaj shqiptarëve. Për dallim nga Greqia, shteti ynë Shqipëria është shëmbull në rajon për respektimin e të drejtave të njeriut, barazinë e qytetarëve dhe garantimin e të gjitha të drejtave për pakicat joshqiptare.

Deklarata e ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kamenos, ku ndër të tjera deklaroi “Greqia nuk do të lejoj popullin e krishterë të pambrojtur apo të shkelen të drejtat e njeriut dhe ne duhet të flasim me Shqipërinë për çështje si të drejtat e vorioepirit” paraqesin vazhdimësinë e politikës shoviniste shtetërore të Greqisë, e cila edhe sot e kësaj ditë është duke kryer gjenocid “të heshtur” ndaj shqiptarëve në Greqi dhe nën Greqi.

Për hirë të së vërtetës, dhe për informimin e drejtë të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, po sjelli disa nga faktet e pamohueshme të barbarizmit shtetëror grek ndaj shqiptarëve, të dokumentuara nga burime të historianëve, dëshmitarëve dhe ushtarakëve.

Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus çΟι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου] (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004. Në faqen 259 thotë: “Gjatë masakrës në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….”.

Në kohën kur bandat shtetërore greke, ushtronin spastrim etnik në krahinën shqiptare të Çamërisë, në vitin 1923, në faqen e parë të gazetës “The Times” në Londër është botuar reagimi i Edward Gleichen dhe Aubrey Herbert, ku mes të tjerash thuhej se: “Qeveria Greke po dëbon me dhunë, dhe në mënyrë çnjerëzore banorët Shqiptarë nga Greqia, sidomos në zonën e Çamërisë; shtëpitë, tokat dhe pronat e këtyre Shqiptarëve janë duke u konfiskuar dhe refugjatët grekë po vendosen në vend të tyre.”

Një studim shkencor i hartuar nga profesori grek i Universitetit të Jeillit (Yale) në Shtetet e Bashkuara, Stathis Kalivas, thotë ndër të tjera: “ky rast është padyshim një genocid.”

Ndërsa, studimi i profesorëve grekë të Universitetit Pandio, i udhëhequr nga profesori Lambros Bulciotis vërtetoj fakte të pakundërshtueshme për gjenocidin grek ndaj popullësisë shqiptare të Çamërisë, sipas të cilit thuhet se “50 mijë çamë të Epirit janë dëbuar ose vrarë gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore nga Ushtria Revolucionare Çlirimtare Greke” dhe “Një detaj tjetër i vërtetuar gjithashtu me dokumente zyrtare të pakundërshtueshme ishte edhe vrasja e fakti se 77 çamë të Paramithisë janë ekzekutuar nga forcat e EDES-it (EDES, forcat e djathta të Greqisë për çlirim), vetëm për shkak të kombësisë së tyre.”

Në prag vdekjen e tij, antishqiptari i tërbuar shovinist Napoleon Zerva ka deklaruar: “Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulërima fëmijësh, nuse dhe gra të zhveshura, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.

Dhuna, terrori dhe gjenocidi grek ndaj shqiptarëve në Çamëri ishte dhe është pjesë e politikës shtetërore shoviniste greke, këtë e dëshmojnë edhe dhëshmitë e të mbijetuarve të shumtë çam, të cilët kanë rrëfyer për vrasjet, masakrat, dhunimet e femrave shqiptare, therrjen e grave shtatëzene dhe barbaritë e tjera greke.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon zgjidhjen e drejtë të çështjes së Çamërisë, siç është paraparë në “Platformën për Shqipëri të Bashkuar”: njohjen e të drejtave pasurore, dëmshpërblim për pronën e grabitur me dhunë, riatdhesimin e popullsisë së shpërngulur me dhunë, njohjen e gjenocidit ndaj çamëve, të drejten e organizimit të pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe, si gjuhë zyrtare, hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të gjitha niveleve, dhe parapërgatitja e terrenit për statusin përfundimtar, mbi parimet e vetëvendosjes dhe të drejtës për dekolonizim.

(Autori është Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …