Tahir Veliu

Tahir Veliu: Reagim ndaj kërcënimeve të naziste të Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos

E ardhmja e shtetit hibrid grek është e lidhur me zgjidhjen e drejtë të çështjes së Çamërisë; çlirimin e saj nga pushtimi grek dhe rikthimin e saj te trungu i Shqipërisë. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, të mos guxoj ta kërcënoj Shqipërinë përndryshe do të përballet me kombin e bashkuar shqiptar, që nuk njeh tjerë kufij tjerë, përveç atyre të Kuvendit Mbarëkombëtar të Vlorës, të 28 Nëntorit 1912, që fillojnë tek tre Gurët e Zinj në Prevezë dhe ngjiten lartë në veri te Molla e Kuqe afër Nishit në Toplicë, kurse mbarojnë te Guri i Kuq i Malësisë së Madhe në veriperëndim.

Përndryshe, tendenca e sëmurë e krerëve të shtetit armik grek për mohimin e egzistencës së çështjes së Çamërisë është e njejtë, sikurse ajo për mohimin e holokaustit.

Ashtu sikurse çdo vend normal, edhe ne jemi të interesuar ta ndihmojmë Greqinë fqinjë të shkëputet nga e kaluara e saj shoviniste dhe të orientohet drejtë, si një vend i cili respekton normat bashkëhore, si pjesë e Bashkimit Europian dhe e botës së civilizuar.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar ripërserit kërkesën e saj që Greqia, që jo si shprehje e vullnetit të mirë, por si obligim dhe përgjegjësi, të njeh zyrtarisht egzistencën e pakicës shqiptare nën Greqi, dhe bazuar në Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarëve autoktonë; si kthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri, njohjen e gjenocidit ndaj çamëve, njohjen e shtetësisë së dyfishtë, kthimi i pronave, kompensimi për shfrytëzimin e pronës, organizimi i pushtetit dhe administratës në gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e Çamërisë, hapjen e shkollave shqipe, dhe financimin e tyre në të gjitha nivelet dhe në fund, duke u bazuar në parimet e së drejtës së vetëvendosjes dhe dekolonizimit të zgjidhet statusi përfundimtar i Çamërisë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar vlerëson se marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Greqisë, që cenojnë integritetin territorial të Shqipërisë janë antikushtetuese dhe kësisoj, kushdo që ka guxim të nënshkruaj marrëveshje tradhëtare, do ta këtë fatin e Esat Pashës.

Tahir Veliu, Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …