Besnik Tahiri

Tahiri: AAK asnjëherë nuk ka qenë më e fortë se sa në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se subjekti politik që ai i takon, asnjëherë nuk ka qenë më e fortë se sa në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Ai ka shkruar se 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit. “AAK kurrë në historinë e vet nuk ka qenë më e fortë se në këto zgjedhje. Me koalicionin që e ka, me qeverisjen lokale në pesë komunat që e ka dhe me pozicionimin shumë të saktë të udhëheqësit tonë. Rezultati zgjedhor do të jetë befasi, AAK do të ketë rezultatin më të mirë. 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit” ka shkruar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari serb, Zoran Stankoviq, u mor në pyetje para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, kundër krerëve të UÇK-së

M. Doyle: Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët kundër krerëve të UÇK-së, deri në prillin e vitit të ardhshëm

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë …