Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian, është qasur lidhur me ngritjen e aktakuzave ndaj kryetarit Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Në një shkrim në rrjetin social, Tahiri thotë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit. Tutje, ai shton duke thënë se “ajo çfarë ka nisur nga një mercenar i paguar nga Rusia e i furnizuar nga Beogradi, tashmë po merr vulë nga “pseudodrejtësia” e sponzoruar nga Bashkimi Evropian”. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krejtësisht njerëz të zakonshëm por me emrat dhe veprat e tyre lidhet e merr formë kauza kombëtare për çlirim përfundimtar nga pushtimi i Beogradit. Këtë përmasë nuk ua zhbën dot as Moska, as Beogradi dhe as sponzoruesit e protagonizmit. Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe mijëra bashkëluftetarë që u rreshtuan me ta për çlirim e pavarësi, janë e do jenë të palëkundur në materializimin e plotë të Republikës së Kosovës, ëndrrës së përjetshme të dhjetra brezave.
Protagonizmi i padrejtësisë me “drejtësi politike” nuk do ta ndalë Kosovën dhe çlirimtarët e saj për ta jetësuar këtë ëndërr, përkundër armiqve e përkundër sponzoruesve të tyre.Pra, ajo çfarë ka nisur nga një mercenar i paguar nga Rusia e i furnizuar nga Beogradi, tashmë po merr vulë nga “pseudodrejtësia” e sponzoruar nga Bashkimi Evropian. Nuk është habia me suksesin e Moskës e Beogradit për t’i shitur aty ku blihen e shiten si të vërteta, gënjeshtrat e sheshta, por habia është me një drejtësi të këtillë që këtyre fabrikimeve iu jep peshë e i merr në konsideratë