Besnik Tahiri

Tahiri: Antikushtetutshmëria në këtë Qeveri është duke u bërë normë dhe standard qeverisës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vlerësuar se në Qeverinë Kurti, normë dhe standard qeverisës, është bërë antikushtetutshmëria. “Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuesese rreth Ligjit për Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës e vërteton se antikushtetutshmëria në këtë Qeveri është duke u bërë normë dhe standard qeverisës, dhe në të njëjtën kohë vlerësimi dhe komentimi që vjen prej anëtarëve të qeverisë tregon mospërfilljen dhe në të njëjtën kohë qasjen autoritare që Qeveria e ka. Është e pakuptueshme dhe njëkohësisht është e patolerueshme që një Qeveri për çdo vendim të Kushtetueses të ketë qëndrime politike dhe njëkohësisht të shtynë ligje të cilat i ka kontestuar Komisioni i Venecias, i kanë kontestuar instanca jopolitike, joqeveritare të nivelit vendor e ndërkombëtar, dhe ato prapë të mundohen e shtyhen në miratim” deklaroi mes tjerash gjatë konferencës për medie, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …