Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë sa i përket dokumentimit të fakteve të krimeve që kanë ndodhur në luftën e fundit. Ai ka shtuar se kjo iniciativë e Qeverisë së Kosovës është e vonuar. E këtë çështje ditët e fundit e ka përmendur edhe kryeministri Isa Mustafa si çështje, siç është shprehur kryeministri, “të rëndësisë së madhe për vendin”. Mirëpo ndryshe mendon zonja, Edita Tahiri, e cila ka sqaruar për opinion se në këtë fazë të dialogut nuk mund të diskutohet për këtë temë, sepse delegacioni i Serbisë mund të hidhërohet. Kjo zonjë e Qeverisë, dialogun në emër të Kosovës, dhe cila qe gjashtë vjet zotohet se do të hiqet kufiri në Urën e Ibrit, ka treguar dhe tregon kujdes të madh mos po e zemëron Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …