Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. “Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit. Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike. Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë” ka shkruar deputeti I Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …