Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që financat e partive politike të bëhen transparente. Ai ka shtuar më tutje se Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “Aspekti i financimit të partive politike trajtohet në një ligj të veçantë që e kemi trajtuar në Qeverinë Haradinaj, ku e kemi sjellë. Ligji për Financimin e Partive Politike ka edhe një opinion të Komisionit të Venecias në këtë temë. Tepër është më rëndësi që financat e partive politike të bëhen transparente, AAK në vitin e kaluar ka qenë partia më transparente me menaxhimin më të mirë në raport të auditimit, edhe transparenca në financim të partive është transparencë e vet funksionimit të politikës në Kosovë”, ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …