Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, është shprehur i bindur se Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë do të marrë përkrahjen e deputetëve në Kuvend. Tahiri në një prononcim për Ekonomia Online ai ka thënë se risitë e këtij projektligji do të ndihmojnë në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme. Ai është shprehur i bindur që ky projektligj do të hyjë në fuqi shumë shpejt dhe se institucionet e drejtësisë do të konfiskojnë pasuri e cila është fituar në mënyrë të jashtëligjshme. Ai vlerëson se me ligjin e ri, mundësitë për të kryer konfiskime janë shumë më të mëdha se në të kaluarën. Madje sipas ministrit të Drejtësisë, ky projektligj do të ndikojë edhe në rritjen e numrit të pasurive të konfiskuara, numër ky, sipas Tahirit, i pamjaftueshëm deri më tash. Më tutje, ai tha se gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës kanë kredibilitet të lartë dhe se do të arrijnë të përfundojnë me sukses edhe rastet të cilat konsiderohen të rënda. Tahiri ka deklaruar se nga zbatimi i këtij ligji nuk do të kursehet askush, përshirë ministra, deputetë apo njerëz të gjyqësorit. I pari i Drejtësisë në Kosovë vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët kanë guximin e mjaftueshëm për të konfiskuar pasuri të fituar në mënyrë të jashtëligjshme, pasi mendohet që nën llupën e tyre mund të jenë edhe deputetë e zyrtarë shtetëror. Projektligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë është diskutuar në Kuvend javën e kaluar për më shumë se 3 orë, mirëpo për shkak të mungesës së kourumit, votimi i tij është shtyer për një herë tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …