Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka vlerësuar punën e bërë në hartimin e legjislacionit kundër korrupsionit.Ai është shprehur se lufta kundër korrupsionit, nuk duhet parë kurrë vetëm si dimension i përmbushjes së kritereve evropiane. “Ditëve në vijim do të shënojmë “Javën Kundër Korrupsionit” dhe jam tejet i lumtur që këtë vit, përpjekjeve tona shtetërore dhe shoqërore kundër kësaj dukurie, i kam kontribuar me hartimin e ligjeve jashtëzakonisht të rëndësishme siç është Kodi Penal, Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve dhe ai për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, të cilat tashmë janë miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Lufta kundër korrupsionit, nuk duhet parë kurrë vetëm si dimension i përmbushjes së kritereve evropiane, sepse në radhë të parë kjo luftë është e nevojshme për të rrënuar idenë e abuzimit me autorizimet publike. Prandaj, duhet të jemi të përgjegjshëm dhe më të vendosur se kurrë që këtyre ligjeve që i kemi miratuar, t’iu japim shpirt dhe t’i bëjmë mënyrë jetese të përditshme. Pakoja e ligjeve kundër korrupsionit do prodhojë efekte të shpejta. Agjenda “Drejtësia 2020” angazhim themelor të saj e ka pikërisht implementimin efikas të këtyre ligjeve”, ka shkruar Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …