Duke iu përgjigjur paralajmërimeve të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për kallëzim penal në rast se nuk ndalen punimet e rifilluara në pronën e “Hotel Vicianum” në Vushtri, kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri ka thënë se ministrja Albulena Haxhiu po bën presion publik për t’i zgjidhur problemet juridike të ministrisë, që i ka krijuar vetë. “Të gjitha Qeverive dhe të gjithë Kryeministrave e Ministrave të Drejtësisë u kam kërkuar në emër të Komunës së Vushtrrisë, kthimin e pronës së ish Vicianum për interes të qytetarëve të Vushtrrisë. Asnjëri nuk e ka kthyer. As Albulena Haxhiu nuk po ja kthen pronën Komunës së Vushtrrisë. Pa zotësinë e saj po e mbulon me kërcënime boshe. Nuk frikësohem e nuk shantazhohem, e kam një qytet me vete sepse aty duhet të bëhet Stacioni i Autobusve dhe pikë!”, ka shkruar në mes tjerash kryetar i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …