leoni

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, do të japë dorëheqje nga posti, nëse nuk liberalizohen vizat

Tahiri: Në Kuvendin e Kosovës nuk ka vullnet për zgjidhjen e institucioneve shtetërore, por vazhdimësi e inateve personale e partiake

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Labinot Tahiri ka reaguar ndaj disa publikimeve që pohonin se fati i vendit ndodhej në duart e tij. Deputeti i AKR-së ka thënë se Republika është në duart e popullit dhe në përgjegjësinë  e politikanëve, duke shtuar se në Kuvend nuk po frymon vullnet për zgjidhje të krizave politike, por gjërat bëhen në bazë të inateve personale. “Republika nuk është në duart e Labinot Tahirit, por është në duart e popullit dhe në përgjegjësinë e të gjithë politikanëve të Kosovës”. “Unë po vazhdoj të konsultohem edhe me akademikët e vendit dhe me historianë të vendit tonë për një zgjidhje të kësaj çështjeje. Sugjerimet e tyre për vendin, janë të dobishme, për faktin se në Parlamentin e Kosovë, nuk po frymon vullnet për zgjidhje të krizave politike, por vazhdimësi e inateve personale dhe partiake. Pra një trishtim i panevojshëm për brezat e rinj të politikës! Është e panevojshme dhe shumë hipokrite, kur Lista Serbe thotë se ne nuk do të jemi në Kuvend, për arsye derisa partitë shqiptare të merren vesh.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …