Politikania, Edita Tahiri ka drejtuar kritika ndaj dy udhëheqësve më të lartë të vendit, kryetares, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ajo ka shkruar se pas asaj që i kanë bërë Kosovës, këta do të duhej të shkonin në opozitë e jo të vraponin për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Pas prishjeve se raporteve me Amerikën ata është dashur të vrapojnë për në opozitar. Çfarë i ndodhi udhëheqjes tonë antiamerikane që kanë marrë vrap në Amerikë – tash kur i prishën marrëdhëniet me ta? Mirë është ta marrin vrapin në opozitë që të ndalet dështimi i Kosovës..” ka shkruar ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …