Tahiri: Nëse Kuvendi ndanë rrogë për mua pa u themeluar institucionet, do ia jap ndonjë familje me nevojë

Tahiri: Nëse Kuvendi ndanë rrogë për mua pa u themeluar institucionet, do ia jap ndonjë familje me nevojë

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar lidhur me peticionin e ngritur për mos-pagimin e deputetëve deri në formimin e institucioneve udhëheqëse të vendit. Me këtë rast Tahiri ka theksuar se nuk dëshiron të marrë pagën e Kuvendit, pa u themeluar institucionet e Kosovës. Madje Tahiri ka bërë të ditur se i bashkohet me shumë kënaqësi këtij peticioni të ngritur nga qytetarët. Gjithashtu deputeti i AKR-së ka thënë se në rast që Kuvendi ndanë pagë për të, ai deri në themelimin e institucioneve atë pagë do t’ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në vend.

“Unë nuk dua ta marrë rrogën në Kuvend, pa u themeluar Institucionet e Kosovës. A jeni lodhur të dashur qytetarë?!  E di që jeni lodhur! Të jemi të durueshëm se, ditët e mira do të kthehën në Kosovë, ashtu siq e kemi gëzuar Lirinë e Kosovës. Ju them të drejtën, këtij lloj peticioni i bashkohem me shumë krenari.  Nuk do të deshiroja, që ta marrë pagën nga Kuvendi kur akoma nuk janë themeluar institucionet e vendit.  Arsyea është shumë e thjeshtë edhe për ne; nëse nuk punojmë për qytetarët tanë, nuk meritojmë ti marrim rrogat tona. Nese Kuvendi, e ndanë rrogën për mua, unë deri ne themelimin e institucioneve, ato rroga do ia dërgojë ndonjë familje me gjendje të rëndë sociale në Kosovë. Bëj apel të të gjithë deputetët, të jemi më të përgjegjshëm, te kemi mëshirë ndaj vendit e qytetarëve dhe ta marrim parasysh m’llefin e tyre. Thjesht të gjithë të reflektojmë me ma shumë pozitivitet para njerëzve tanë”, ka shkuar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …