leoni

Edita Tahiri

Tahiri: Nga 18 prilli do të ndalohet hyrja në Kosovë me dokumente të strukturave paralele

Ministria për Dialog ka njoftuar se nga data 18 prill nuk do të lejohet hyrja dhe dalja në Republikën e Kosovës, për të gjithë personat që mbajnë leje ilegale të njoftimit të lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë në Kosovë. Ministrja, Edita Tahiri, citohet të ketë thënë se edhe pas përpjekjeve të shumta në kuadër të bisedimeve të Brukselit që të ndalet dukuria e përdorimit të lejeve ilegale, ende ka raste kur serbët vazhdojnë t’i përdorin ato. Ajo ka thënë se masa e ndalesës për lejet ilegale ishte suspenduar, në mënyrë që BE-së t’i jepej mundësia për ta zgjidhur këtë çështje. “Pavarësisht angazhimeve ndërmjetësuese të BE-së ky problem ka vazhduar, meqë ende ka raste të kësaj dukurie të përdorimit të lejeve ilegale nga persona të ndryshëm. Prandaj, që nga data 18 prill 2016 do të aplikohet masa e ndalesës për personat që tentojnë të hyjnë dhe dalin në Republikën e Kosovës me leje ilegale”, ka bërë të ditur ministrja, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …