Tahiri: Si deputetë na pret punë dhe angazhim edhe më i madh për të përmbush pritjet legjitime për shtet të së drejtës

Tahiri: Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja është e vendosur më shumë se kurrë më parë për të luftuar krimin e korrupsionin. Tahiri është shprehur se besimi që PDK-ja i dha Veselit për kryeministër, është dëshmi për synimet e mëdha të partisë. Ai tha se askush në skenën politike aktualisht nuk ka kredenciale e vullnet më të flaktë politik se Veseli për ta luftuar korrupsionin. “Partia Demokratike e Kosovës është më e vendosur se kurrë më parë për t’i ofruar vendit një qeverisje progresive, në luftë të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit dhe në partneritet me SHBA-të e Bashkimin Evropian. Mbështetja që Këshilli Drejtues i partisë i dha kandidimit për kryeministër të kryetarit Kadri Veseli, është dëshmi për secilën prej këtyre synimeve të mëdha. Aktualisht, askush në skenën politike vendore nuk ka kredenciale e vullnet politik më të flaktë se zoti Veseli për ta pastruar Kosovën nga keqqeverisja, nga korrupsioni e krimi i organizuar. Kandidimi i tij, është shpresë për të gjithë vendin dhe shpresë për ditët që janë para nesh”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …