leoni

Tahiri: Kurti nga “miti i ç’kapjes” në realitetin e kapjes vulgare e të shëmtuar për të shpërblyer militantët

Tahiri: Pavarësisht nga Serbia, shteti i Kosovës do të punojë deri në sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë sot pjesë në  takimin e parë koordinues për themelimin e task forcës dhe trupit monitorues të Strategjisë së Krimeve të Luftës, organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Me këtë rast, ai ka theksuar se pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet nga lufta, kjo temë vazhdon të mbetet e freskët dhe nuk mund të venitet përveçse duke u ballafaquar me të. Ai ka thënë se padrejtësitë duhet të gjykohen, në mënyrë që mos të bëhen burim i tensionit dhe të mbajnë peng të ardhmen. Sipas ministrit Tahiri, ndonëse për këto krime deri më tani kane qenë përgjegjës  institucionet ndërkombëtare të drejtësisë të vendosura në Kosovë, tashmë institucionet vendore duhet të marrin përgjegjësinë për dështimet dhe sukseset në këtë fushë. Megjithatë, ministri ka theksuar se pavarësisht sa kohë do të kaloj apo pengesave që mund të shkaktohen nga Serbia, shteti i Kosovës do të vazhdojë të punojë deri në sjelljen para drejtësisë të fajtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …