Për Ditën e Kushtetutës, ka folur edhe ish-ministri i Drejtësisë, tanimë deputet i PDK-së, Abelard Tahiri. Me anë të një postimi ai ka thënë se tradita e respektimit të aktit më të lartë juridik, po prishet nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Ky konceptim me paramendim i Kushtetutës së Republikës sonë, përmes një rrafshi marksist që i sheh ligjet si ngrehina e instrumente të sundimit, sot është pikëpamja dominuese e këtij kryeministri mashtrues. Pra, këtë e kishim kryeministër deri më tani. Por gjithsesi se Kushtetuta është më e madhe dhe më e fuqishme se një kryeministër mashtrues në ikje”, ka shkruar mes tjerash Tahiri.