Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri edhe njëherë ka dhënë mbështetje kandidatit për kryeministër, ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj. Ai e ka shprehur mirënjohjen dhe respektin që e ka për kreun e AAK-së, duke thënë së ai ka dalë faqe bardhë dhe e ka mbrojtur Kosovën si në luftë ashtu edhe pas sajë në akuza të ngritura kundër tij dhe UÇK-së, ky njeri është vet historia e atdheut tonë është thënë Tahiri.
“Njerëz të dashur, lojërat politike nuk paskan fund! Thjesht, kam dashur ta votoj një njeri i cili i kishte duart e lidhura nëpër gjyqet ndërkombëtare duke shpëtuar identitetin tim prej shqiptarit, të fëmijëve të m’i dhe të fëmijëve e të familjeve tuaja. Ai doli faqe bardhë dhe mbrojti atdheun si dhe e sfidoi Serbinë si në akuza ashtu edhe në luftë. Popull i dashur, mbajeni mend mirë se gjithçka qē bëj, e bëj me shpirt për vendin tim dhe për njerëzit që kontribuon për atdheun tim. Me mua nuk ka as imponime dhe as shantazhe as kurrë nuk ka patur. Një gjë e di mirë dhe duhet ta dini mirë e gjithë klasa politike, se me figurën e Ramush Haradinajt, nuk luhet dhe as nuk premtohet e as nuk ndërrohen fjalët, atëherë kur i jepet ajo. Ky njeri është vet historia e atdheut tonë dhe ky njeri do punoj mirë për popullin tonë. Ai ishte dhe do mbetet hero, por për disa njerëz, ashtu si për ish kryeministrin Bajram Rexhepi (tashmë i ndjerë), atëherë do të themi: “ka qenë human, patriot, atdhedashës doktor etj., por ai më shkoi” Pra, ta vlerësojmë çdo kënd sa është i gjallë. GJENERAL, shumë shpejt do të bëhet mirë! Ju e meritoni ta udhëhiqni vendin përballë atyre njerëzve që na e vodhën lirinë, që nuk na lanë ndër vite të shihnim dritën”, ka shkruar Labinot Tahiri.