Besnik Tahiri

Tahiri: Rritja e kostos së jetës është problemi kryesor i secilit qytetarë të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka drejtuar kritika në adresë të Qeverisë Kurti të cilën e ka akuzuar për skandale të shumta. Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverie, problemi kryesor i secilit qytetarë të Kosovës është kostoja e jetës. “Sipas informatave që ne i kemi, rritja e kostos momentalisht është problemi kryesor i secilit qytetar të Kosovës. Të punësuarit në sektorin publik dhe privat me pagat e tanishme janë kthyer në kategori të shoqërisë me probleme të mbijetesës sociale. Inflacioni, rritja e çmimit të energjisë elektrike, rritja e secilit artikull ushqimor është duke cenuar standardin e jetës dhe të ekonomive familjare dhe ndikon në rritjen e kostos së secilit prodhim. Parat që janë të dedikuara për subvencione, janë para elektorale që zgjedhin një problem të shkurtë dhe nuk janë investime. Kjo qeveri flet për 20 vjeçarin. Në këto 20 vjet më shumë ka udhëhequr qeveria e LVV-së sesa Aleanca dhe ende flet për këto vite” theksoi deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …