Ministrja për Dialog me Serbinë në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se Serbia nuk ka “asnjë rol në krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë”. Ajo pretendon se përfaqësuesit serbë nuk kanë autorizime për të bërë një gjë të tillë, meqë sipas saj “nuk është Serbia ajo që imponon data ose që mund të bëjë presion” ka thënë zonja Tahiri, si zakonisht. Ajo nënvizoi se Marrëveshja e Brukselit për Asociacionin është një marrëveshje ndërkombëtare “me kompetencë ekskluzive të Republikës së Kosovës dhe se zbatimi i saj mund të pritet kur të hiqet muri në Mitrovicën e veriut.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …