Duke folur për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka deklaruar se janë dy pengesa kryesore që pengojnë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve. Ai ka përkujtuar se Serbia nuk ka gatishmëri të përballet me krimet makabre të bëra në Kosovë gjatë viteve ’90-ta dhe ka theksuar se përveç kësaj, Serbia po pengon anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Ministri, Abelard Tahiri i ka deklaruar gazetës serbe “Danas” se Kosova ka nënshkruar një protokoll bashkëpunimi në dialogun e Brukselit dhe është e gatshme të bashkëpunon me çdo shtet, përfshi Serbinë në shkëmbim informatash, por ka ftuar Serbinë të bashkëpunojnë fillimisht në gjetjen e vrasësve të vëllezërve Bytyqi, krimeve të luftës si dhe dyshimet për djegien e trupave të zhdukur shqiptarë, lëndë që asnjëherë nuk janë proceduar nga gjykatat serbe. Ai po ashtu ka ftuar shtetin serb te përgjigjet se kush i ka vra fëmijët serbë në kafiterinë “Panda” më 1998, një krim për të cilin vetë Presidenti serbë pat hedhur dyshime që është kryer nga shërbimet serbe të inteligjencës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …