Deklarata skandaloze e Abelard Tahirit thellon përçarjen e krahut të luftës dhe nuk përçon shumicën e votuesve të PDK-së

Tahiri: Shqetësuese që vendin e drejton një kryeministër që raportet e tij me SHBA nuk janë në nivelin e duhur

Abelard Tahiri, deputet i PDK-së ka thënë se është shqetësues fakti që kryeministri Albin Kurti nuk i ka raportet mirë me Amerikën. ‘’Shqetësuese që vendin ta drejtojë një kryeministër që raportet e tij me SHBA nuk i ka në nivelin që do të duhej të ishin’’, ka thënë Tahiri. Ai ka përmendur edhe pjesëmarrjen e zbehtë të Kurtit në samitin e Munihut. ‘’Kishim edhe rastin e pjesëmarrjes në Munih. Hera e parë që kryeministri jonë nuk takohet nga niveli më i lartë i sekretarit amerikan. Mjaft shqetësuese. Kurti nuk e ka derën e hapur nga Departamenti i Shtetit’’.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …