Tahiri: Do të ndërtohen gjashtë pikë-kalime kufitare sipas Marrëveshjes IBM

Tahiri: Do të ndërtohen gjashtë pikë-kalime kufitare sipas Marrëveshjes IBM

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë të ditur se janë shënuar përparime në përgatitjet për ndërtimin e gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Ministrja pa portofol në Qeverinë e Kosovës ka saktësuar se faza e parë e projekteve është në finalizim e sipër, ndërsa pastaj vijojnë fazat e tjera të projektimit final të ndërtesave të përhershme të pikëkalimeve kufitare mes dy shteteve. BE si financuese e këtij projekti, ka përzgjedhur organizatën UNOPS për agjenci zbatuese të këtij projekti. Ndërtimi që do të përfshijë gjashtë pikëkalimet kufitare mes dy shteteve, do të kushtojë 24 milionë euro. Qeveria e Kosovës është duke i përmbushur të gjitha obligimet nga ana e saj, duke bërë edhe shpronësimet për lokacionet ku do të vendosen ndërtesat e pikëkalimeve kufitare. UNOPS ka kryer vëzhgimet topografike dhe gjeo-teknike të tokës dhe shumë shpejt do t’i paraqesë për miratim dizajnët e ndërtesave.

Kontrolloni gjithashtu

Në Kuvendin e Kosovës është votuar marrëveshja ndërkombëtare për “Rehabilitimin e linjës hekurudhore 10 B

Deputetët e Kuvendit bëjnë betimin solemn pas verifikimit të mandateve

Pas verifikimit të mandateve nga komisioni përkatës, kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari, ftoi deputetët …