Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Tahiri: Vuçiq dhe politika aktuale serbe është e angazhuar për t’i mohuar dhe fshehur krimet që i ka kryer

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar edhe njëherë nga shteti i Serbisë që të hap arkivat e veta dhe të tregoj për fatin e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë. “Për njëzet vite me radhë, qytetarët tanë dhe familjet e të pagjeturve në Republikën e Kosovës jetojnë në ankth e dëshpërim, duke shpresuar se do të kuptojnë se çfarë ka ndodhur me familjarët e tyre. Serbia ka qenë dhe është adresa e vetme prej ku do të duhet të kërkohet përgjegjësia dhe llogaridhënia për personat e zhdukur në Kosovë. Fatkeqësisht e njëjta mendësi dhe nomenklaturë që ka kryer krimet në Kosovë edhe sot është duke drejtuar sistemin politik të Serbisë dhe po injoron këtë kërkesë mbi të gjitha humane”, ka shkruar ai.

“Pavarësisht tendencës për dukje të moderuar të Aleksandër Vuciqit, kasta politike aktuale e Serbisë e drejtuar prej tij, është e angazhuar për të mohuar dhe fshehur krimet që i ka kryer regjimi shtypës e diktatorial i Millosheviqit. Është e pa tolerueshme që dy dekada pas luftës, Serbia ende nuk e ka bërë asnjë hap për zbardhjen e fatit të të pagjeturve… Ky është një krim me paramendim. Fshehja e tij e bënë edhe më mizor. Është e njëjta mendësi që ka bërë këtë krim ajo që vazhdon ta mohoj atë dhe të mos marrë përgjegjësi për të”, ka shkruar me tej ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …