Edita Tahiri

Tahiri udhëton në Bruksel

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka udhëtuar në Bruksel, ku pritet të zhvillojë një takim me Angelina Eichhorst, drejtoreshë për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian. Sipas komunikatës të ministrisë për Dialog, në këtë takim do të diskutohet për bllokadën që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për Telekomin, përkatësisht kodin shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës, pavarësimin e KOSTT-it (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës) dhe revitalizimin e urës mbi lumin Ibër të Mitrovicës. “Serbia përveç që është dashur të mos e pengojë marrjen e kodit shtetëror për Kosovën është dashur që të heq kundërshtimet e saj ndaj vendimit të ENTSO për pranimin e KOSTT-it si anëtar i barabartë me shtetet tjera. Po ashtu nga fundi i këtij muaji, sipas marrëveshjes, Bashkimi Evropian duhet ta kryej revitalizimin e urës së Mitrovicës dhe ta hapë atë për automjete dhe këmbësorë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë për Dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …