Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një deklarate për media, ka reaguar ndaj deklaratës politike të kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq rreth hetimeve për rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Në reagimin e tij, Tahiri ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara me angazhim të pa kompromis deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti. “Është për keqardhje që presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka marrë rolin e gjykatësit, prokurorit, hetuesit dhe secilin rol tjetër që atij i nevojitet, në përpjekje e sipër për ta fshehur të vërtetën, kurdo që ajo afrohet të dalë në pah. I bëj thirrje presidentit Vuçiq që të shkëpusë traditën e regjimit serb të mbulimit të krimeve, sepse e drejta dhe drejtësia janë të vërteta në natyrën e tyre dhe të njëjtat tejkalojnë secilin regjim, sot apo në të ardhmen”, ka deklaruar ndër të tjera Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …