Jo zyrtarisht bëhet e ditur se kryeministri, Isa Mustafa, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kanë zhvilluar një takim të përbashkët. Ndërkohë thuhet se temë diskutimi ka qenë vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë. Në këtë takim, të parët e institucioneve qendrore pritet të vendosin për ditën e mbajtjes së seancës nga Kuvendi, meqë sipas procedurës kërkohet aprovimi formal i deputetëve për shtyrjen apo ndërprerjen e pranisë së këtij misioni në vendin tonë, edhe pse çështja është vulosur në Bruksel, ndërsa sipas rregullave të lojës duhet ta pranojë edhe Kosova.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …