Nën drejtimin e kryetarit te komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, i cili njëherit është edhe Kryetar i Këshillit Komunal për Parandalimin e Koronavirusit ne Han te Elezit, mbajti një takim te jashtëzakonshëm pas paraqitjes se rastit të parë të infektuar me KOVID-19. Në këtë takim u njoftuan te pranishmit se është biseduar me qytetarin e infektuar me këtë virus, i cili i njëjti ishte rast kontakti me qytetarin Ferizajas nga fshati Sazli i cili punonte në Bondstil e i cili ndërroi jetë para disaditësh. Qytetari nga Hani i Elezit është mirë me shëndet dhe gjendet në izolim shtëpiak pas diagnostifikimit me KOVID-19 ditën e djeshme nga IKSHP-ja i cili njëherit është nën mbikëqyrjen e këtij institute dhe ne kontakt të vazhdueshëm me institucionet komunale. Për të mbrojtur shëndetin publik dhe për t’i kontribuar situatës për të mirë, qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të dëgjojnë thirrjet e institucioneve shëndetësore dhe të mos dalin pa pasur nevojë, të shmangin vizitat familjare, të mbajnë higjienën personale dhe distancën sociale tha kryetari Suma. Pas diskutimeve edhe të anëtarëve të këshillit, dolën këto rekomandime:
-
Që te zbatohen ne përpikëri vendimet e marra nga Ministria e Shëndetësisë.
-
Të rritet kujdesi gjatë shërbimeve në shitore dhe markete ushqimore duke përdorur masa mbrojtëse si nga shitësit ashtu edhe nga konsumatorët.
-
Qytetarët të mos dalin jashtë shtëpive pa nevojë, edhe kur është e domosdoshme të dalin të përdorin distancën mes tyre.
-
Qytetarët të mos dalin ne piknikë grupore dhe atë rreptësisht ndalohet ndezja e zjarreve.
-
Të vazhdohet me dezinfektimin e objekteve dhe vendeve ku frekuentohen qytetarët.