leoni

TAKIM I KËSHILLIT KOMUNAL TË JUNIKUT PËR SIGURI NË BASHKËSI

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku është diskutuar siguria në Komunën e Junikut nga është cilësuar që është shumë e mirë dhe pavarësisht prezencës së virusit COVID në shtetet fqinjë duhet të ruajm qetësin e të shtojmë kujdesin. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi njoftoj anëtarët e KKSB-së për vendimet e marra nga Qeveria si masa mbrojtëse nga virusi COVID-19, Themelimin e Shtabit Emergjent dhe koordinimin me nivelin Qëndror përkatësisht me Ministrin e Shëndetësisë përmes Koordinatorit Lokal, Urdhërësen e lëshuar nga komuna e Junikut për dezinfektimin e Objekteve Publike, Inspektimin e vazhdueshëm me qëllim të respektimit të orarit të punës bazuar në vendimin e marrë nga Qeveria deri në ora 23:00 dhe parandalilimin e keqpërdorimit të situatës duke reklektuar me ngritje çmimesh, gjë që nuk është hasur gjatë këtyre dy ditëve tek asnjë biznes në Komunën e Junikut. KKSB dhe Kryetari i Komunës kanë theksuar që nuk ka nevoj për panik dhe gjithashtu përfaqësuesi i Bizneseve në KKSB ka potencuar që mungesa e artikujve ushqimor është prapagand që po shfaq panik të panevojshme tek qytetarët, pasiqë bizneset vazhdojn me qenë të mirëfurnizuar. Lusim qytetarët t’I respektojn vendimet e marra nga Qeveria, masat parandaluese udhëzuese të OSHB-së dhe të ju shmangen takime joobligative.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …