leoni

TAKIM INFORMUES ME FERMER JUNIKAS LIDHUR ME THIRRJEN E MINISTRISË PËR PAGESA DIREKTE

Komuna e Junikut gjegjësisht Drejtoria për Zhvillim Ekonomik-sektori i bujqësisë ka mbajtur sesion informues me fermerët e komunës së Junikut për ti njoftuar lidhur me kriteret e aplikimit për thirrjen për subvencione për pagesa direkte nga Ministria e Bujqësisë. Fermerët e komunës së Junikut të shqetësuar me ashpërsimin e kritereve të Ministrisë së Bujqësisë në thirrjen për pagesa direkte, kritere selektive të cilat i pamundësojnë fermerëve të Junikut përfitimin përmes kësaj thirrje u dakorduan që nëse Ministria nuk rishikon kriteret asnjë nga fermerët e Junikut nuk do aplikoj, pasi që këto kritere vështirësojnë mundësin për aplikim dhe përfitimin nga kjo thirrje. Komuna e Junikut si masë lehtësuese dhe si formë e krijimit të mundësisë për përfitim të fermerëve nga ky takim mori vendim që ti liroj të gjithë fermerët e Komunës së Junikut nga taksat komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …