Takim konsultativ me psikologët dhe pedagogët e shkollave të Deçanit

Përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Deçanit, kanë takuar psikologët dhe pedagogët e shkollave të komunës së Deçanit. Takimi ka qenë konsultativ për të parë ecurinë e punës së psikologëve dhe pedagogëve nëpër shkolla, me synim avancimin e punës së tyre e cila punë është shumë e rëndësishme. Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, komuna e Deçanit e posaçërisht DKA-ja është e vendosur që t’ju qëndrojmë pranë për ta mbështetur punën e tyre fisnike. Psikologët dhe pedagogët e pranishëm në takim e kanë falënderuar drejtorin dhe DKA-në, për përkrahjen e vazhdueshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …