Kryetari i komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, në kuadër të vizitës studimore që është duke u zhvilluar në Kroaci, në selinë e Asociacionit të Komunave Kroate, pati takim pune me Kryetarin e këtij asociacioni, z. Gjuro Bukvić.
Në këtë takim temë e bisedave ka qenë bashkëpunimi në shkëmbim të përvojave në menaxhimin e shërbimeve komunale dhe menaxhim të mbetjeve.
Është biseduar edhe për mundësinë e ndihmës nga Kroacia për përmbushjen e kritereve për integrim në BE.