Takim me menaxherë dhe mbikëqyrës të projekteve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar në takim të gjithë menaxherët dhe mbikëqyrësit e projekteve që janë të parapara për këtë vit. Në këtë takim u diskutua për projektet qe kanë filluar të realizohen dhe ato që janë në realizim e sipër. Kryetari Muharremaj, për secilin projekt ka kërkuar përgjigje se deri ku kanë arritur punimet, si është punuar dhe çka duhet të punohet. Ai me listën e planifikuar të projekteve kapitale ka diskutuar me të gjithë dhe ka kërkuar nga ata që ti përmbahen kontratave për cilësi dhe kohë. “Nuk lejoj assesi që realizimi i projekteve të zvarritet, e as që të punohet shkel e shko. Çdo punë duhet të pranohet teknikisht dhe të kryhet sipas afatit të paraparë në kontratë”, ju ka thënë kryetari Muharremaj, të pranishmëve në takim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …