TAKIM ME PËRFAQËSUES TË QENDRËS OPERATIVE

Anëtarët e Shtabit Emergjent të Komunës së Junikut, pritën në takim pune Komandantin e Stacionit Policor në Komunën e Junikut dhe përfaqësuesit e Qendrës Operative nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Në takim u diskutua lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e COVID-19, ku përfaqësuesit e Komunës së Junikut dhe Komandanti i Policisë theksuan se ende nuk ka raste të infektuar në Komunën e Junikut, kjo falë vetëdijes së lartë qytetare, disiplinës së treguar si dhe punës së institucioneve shëndetësore, të sigurisë dhe shtabit lokal. Ndërsa përfaqësuesit e Qendrës Operative, nga MPBAP, Agjencioni i Emergjencave, FSK dhe Policia e Kosovës, theksuan se qendra operative është në funksion dhe shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë për çdo lloj kërkese që kanë të bëjë me gjendjen e krijuar si pasojë e COVID-19.

#rriNshpi

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …