Takim përshëndetës më Drejtorin e Arsimit pas lirimit nga detyra

Pas lirimit nga detyra të drejtorit të Arsimit në komunën e Deçanit Qazim Maloku në Sallën e Asamblesë komunale u mbajt një tubim përshëndetës nga vet drejtori në largim, ku të pranishëm ishin Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, drejtorë komunal dhe punëtoret e administratës komunale. Qazim Maloku iu drejtua të pranishmëve me fjalë falënderuese për punën dhe angazhimin e përbashkët për këto 9 vite në shërbim të arsimit dhe mirëqenies së qytetarëve të komunë së Deçanit. Me këtë rast edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se puna dhe angazhimi i drejtorit Maloku, ishin në nivelin e duhur në kryerjen e detyrë së tij si Drejtor i Arsimit për 9 vite. Maloku u zëvendësua nga Bekim Vishaj, përderisa ai po shkon si ushtrues detyre i drejtorit në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …