Takim pune ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe Fondacionit të Mileniumit të Kosovës

Nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Mallzum Qajani priti në takim pune zyrtarë nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës përfaqësuar nga Drejtorit Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës Petrit Selimi, Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC-se për Kosovë dhe Burim Hashani, Drejtor i Programit të Energjisë. Në takim ishin prezent Refet Kalisi, Drejtor i Shërbimeve Publike, Menduh Vlashi, Drejtor i Drejtorisë së Arsimit dhe Nexhmedin Daci Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Kadastër, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës Petrit Selimi tha se qëllimi i vizitës është prezantimi i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (Millennium Foundation of Kosovo) dhe përfitimeve të mundshme nga mbështetja që ky program ofron në përmirësimin e efiçiencës energjetike. Selimi tha se Fondacioni i Mileniumit i Kosovës është entitet implementues i Programit Threshold në mes të Qeverise së Republikës së Kosovës dhe Millennium Challenge Corporation, që është agjenci e pavarur e SHBA-ve për mbështetje në luftën kundër varfërisë globale. Programi Threshold në Kosovë synon të trajtojë pengesat në zhvillimin ekonomik, ku furnizimi i sigurt me energji elektrike është identifikuar si një ndër pengesat kryesore. Ky projekt, përmes aktiviteteve pilotuese, ka për qëllim të mbështesë rritjen e efiçiencës energjetike në ndërtesat e banimit, si dhe kalimin në ngrohje që nuk bazohet në energji elektrike. Në kuadër të projektit, po ashtu parashihet edhe mbështetja e zhvillimit të sektorit privat që ofron shërbime në fushën e efiçiencës energjetike, duke përfshire edhe avancimin e pozitës se grave dhe kategorive të cenueshme sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …