leoni

Takimet buxhetore në Ferizaj janë mbajtur edhe me grupet e nënpërfaqësuara

Në orën e pasdites kanë vazhduar takimet për hartimin e projektbuxhetit të komunës së Ferizajt për vitin 2025. Në këtë takim kanë marrë pjesë grupe të nënpërfaqësuara ( pensionistët, personat me aftësi të kufizuar etj). Në hapjen e këtij takimi ka marrë pjesë drejtoresha e financave në komunën e Ferizajt Sebahate Ajeti-Sadiku, por edhe drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Dr. Kemajl Emini. Me këtë rast drejtorët i ka njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me buxhetin e  planifikuar për vitin e ardhshëm, ndërsa kanë theksuar se vetëm për subvencionimin  e këtyre kategorive janë të planifikuara 100 mijë euro për subvencionimin e tyre. Ndërsa, të pranishmit në sallë kanë paraqitur kërkesat e tyre, të cilat ishin nga më të ndryshmet duke përfshirë këtu subvencionimin e tyre, sigurimin e objekteve ku të ushtrojnë veprimtaritë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet dita ndërkombëtare e paqes

Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe …