Dhjetë ditë më parë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizitën e tij e ka filluar nga Uashington me zyrtarë të Sfidave të Mijëvjeçarit për të shkuar pastaj në Kaliforni e në Texas ku ka qëndruar në korporata të mëdha. Sipas një njoftimi për media të dërguar nga Zyra e Kryeministrit, Kurti dje ka qëndruar në shtetin e Illinoisit, në Chicago, ku ka takuar edhe disa bashkë atdhetarë. Në bazë të njoftimit, Kurti do t’i ketë edhe tri vizita në ditët në vijim, në Washington e në New York. Ai deri tani ka zhvilluar vizita dhe takime në Washington California, Texas, Ajowa, Illinois, ndërkaq sot ka udhëtuar për në Michigan, për të vazhduar pastaj në Washington thuhet në njoftimin zyrtar të Qeverisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …