TAKIMI I KËSHILLIT KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Deçanit ka mbajtur takimin e radhës për të diskutuar gjendjen e përgjithshme në komunitet në aspektin e sigurisë, zhvillimit dhe shëndetësisë, angazhimet e shtabit emergjent pavarësisht që komuna e Deçanit ka kaluar mirë tremujorshin e parë të pandemisë COVID-19 me vetëm 3 raste kontakti dhe aktualisht situate është e mirë pa asnjë rast.

Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit dhe menaxhimi i situatës me COVID-19

  2. Mungesa e ujit të pijes (keqpërdorimi)

  3. Të ndryshme

Takimin e hapi i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, duke i falënderuar fillimisht policinë e Kosovës për punën me përkushtim gjatë këtyre ditëve, shtabin emergjent komunal, QKMF-në , organizatat që kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetrën, qytetarët të cilët kanë tregu një pjekuri në këto ditë të vështira që kemi kaluar dhe po vazhdojmë. Në këtë takim foli edhe Komandanti i Policisë në Deçan, Kapiten Faik Jahmurataj i cili e falënderoi institucionin komunal për bashkëpunimin e mirë në këto ditë, ndërsa sa i përket çështjes së sigurisë tha se situate është e qetë pa ndonjë raste për tu veçuar. Nga ankesat e qytetarëve për mungesë të ujit të pijes gjatë këtij takimi zyrtari i ndërmarrjes regjionale ,,HIDRODRINI’’ në Deçan Petrit Januzaj, tha se ujë ka të mjaftueshëm por keqpërdorimet janë shumë të mëdha sa që situata po del jashtë kontrolle ku një pjesë e qytetarëve kohë pas kohe mbesin edhe pa ujë dhe ne një mënyrë kanë të drejt edhe të ankohen.

Nga ky takim dolën më këto rekomandime:

U kërkua nga qytetarët, bizneset dhe restorantet që në bazë të udhëzimit të datës 01.07.2020, ti përmbahen rregullave duke përdorur maskat dhe ruajt distancën në mënyrë që bashkë të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të tjerëve. Ndërsa nga ky takim u bë apel për qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes sepse ujë ka të mjaftueshëm për të gjithë, në të kundërtën jemi të detyruar që të marrim masa ndëshkuese me inspektoratin komunal dhe policinë për ata që keqpërdorin ujin e pijes.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …