Takimi i KKSB-së në Komunën e Junikut

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku është diskutuar siguria në Komunën e Junikut nga është cilësuar që gjendja në aspektin e sigurisë është shumë e mirë dhe pavarësisht prezencës së virusit COVID19 situata epidemiologjike është e menaxhueshme, mirëpo secili nga ne duhet të tregojmë kujdes në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të tjerët. Kryetari i Komunës së Junikut Agron Kuçi njoftoj anëtarët e KKSB-së për zhvillimet e fundit, manxhimin e situatës epidemiologjike në komunën e Junikut dhe Vendimet e fundit të Qeverisë. KKSB dhe Kryetari Kuçi ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes dhe të sillen sikurse janë të infektuar apo secili nga ne të jetë i infektuar në mënyrë që të mbrojmë secilin nga ne dhe u kërkua nga Inspektorati dhe Policia që të jenë sa më shumë aktiv në monitorimin e respektimit të masave sipas Ligjit anti COVID. Lusim qytetarët t’i respektojnë vendimet e marra nga Qeveria, masat parandaluese udhëzuese të OSHB-së dhe të ju shmangen takimeve të panevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …