Shtabi Emergjent i komunës së Junikut mbajti takimin e radhës, ku përpos masave mbrojtëse bazë ndaj Virusit COVID-19, respektimi i distancës, vendosja e maskës dhe pastrimit i duarve pas çdo kontakti, kërkoi që të vihen në implementim strikt masat si:
-
Vendosja e maskave në Institucione dhe Biznese nga stafi shërbyes
-
Vendosja e maskës nga qytetarët që marrin shërbime në Institucione dhe biznese që ofrojnë shërbime në ambiente të mbyllura
-
Ofrimi i shërbimeve duke respektuar distancën
-
Bizneset obligohen të ajrosin, dezinfektojnë ambientet e mbyllura vazhdimisht
-
Reduktimi i shportave, karrocave në markete
-
Reduktimi i tavolinave, ulëseve nëpër lokale sipas rekomandimeve të IKSHPK
-
Vendosja e shiritave ndalues në ulëset e autobusëve zig-zak
-
Inspektimi i përditshëm i bizneseve për respektim të masave nga Inspektorati komunal dhe policia
-
Ndalimi i tubimeve në grupe në qendër të qytetit, hapësira publike dhe parqe.