Shtabi Emergjent Komunal në Komunën e Junikut ka mbajtur takimin e radhës, ku kryetari i Komunës Agron Kuçi ka njoftuar shtabin mbi efektin që ka pasur vendimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, vendim që ka shkaktuar paqartësi dhe vështirësi në implementimin e tyre. Kryetari Kuçi njoftoj për reagimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës ndaj vendimit të fundit, reagim i cili solli vendimin e veçantë nga MBPZHR për fermer, duke ju mundësuar lëvizjen e lirë nga ora 06:00-20:00.
Shtabi Emergjent Komunal mori vendim:
-
Të iu ndalohet ushtrimi i veprimtarisë në territorin e Komunës Postës së Shpejt
-
Të gjithë qytetarët që ditëve të fundit kanë praktikuar vizita në zona të prekura nga Pandemia në Republikën e Kosovës apo janë vizituar nga familjar nga këto zona të kontaktojnë Shtabin Emergjent Komunal me numrat kujdestar: 049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963.